Bienale Netet e Muzikes Klasike

Bienalja “Netet e Muzikes Klasike” lindi ne vitin 2003 ne nje forme krejt te natyrshme, ne momentin dhe vendin e duhur, si te gjitha gjerat qe duken si te parashkruara. Duke kaluar pushimet e veres ne qytetin tim te lindjes, Durres, mblidheshim çdo nate me miqte e shkolles. Aty, ne bisedat e pafundme, kujtimeve, birrave dhe humorit, luanim edhe kuintetet e e Mozart-it. Ne ditet e fundit vendosem te luanim keto vepra te mrekullueshme ne publik. Menjehere gjetem mbeshtetjen e bashkise si dhe te shume admiruesish te muzikes klasike. Vendosem nje emer te thjeshte, qe mund te ishte shume mire edhe “Netet e muzikes klasike ndermjet miqve dhe birrave te ftohta”. Me ne fund festivali mori forme dhe u ndertua mbi nje strukture te mirefillte. Jane shtate nete te dedikuara nje tematike dhe nje periudhe muzikore: Nata e Muzikes Baroke, Klasike, Romantike, Moderne, Shqiptare, Konkursi Yjet e Rinj dhe Carte Blanche. Çdo koncert shfaqet ne ambjente te ndryshme te qytetit si Katedralja Shen Luçia, Muzeu Arkeologjik, Jozef Galery, Teatri Aleksander Moisiu, Shkolla e muzikes “Jan Kukuzeli” e deri tek nje fabrike e braktisur ne rrethinat e qytetit...Jane luajtur vepra madhore te historis se muzikes, disa prej te cilave vinin per here te pare ne Shqiperi si “Arti i Fuges” i Bahut apo “Historia e ushtarit” e Straviskit. Per çdo edicion porosisim nje veper premiere ndersa fituesi i konkursit te te rinjve ftohet nga Grupo Instrumental Siglo XX per koncerte ne Spanje. Po ashtu edhe Grupi luan rregullisht ne Bienale. Keshtu eshte krijuar nje “ure tingujsh” ndermjet te dy vendeve.

Ndryshe nga GISXX, projekti i bienales se Durresit eshte me “familjar”, me intim. Mblidhemi ndermjet miqsh per te bere muzike bashke eper te luajtur per nje publik ku njihemi te gjithe. Nuk ka gje me te bukur. Ne fund te fundit, kjo eshte esenca e muzikes se dhomes. Mbi kete natyrshmeri eshte ngritur edhe ngrehina e bienales. Ne koncertet e kaluara, “Naten e barokut venecian”, ja dedikuam Kontit Giacomo Durazzo, nje figure e madhe e kultures evropiane i cili gjate kohes se qëndrimit ne Venedik si Ambasador, mblodhi dhe koleksionoi pjesen me te madhe te dorëshkrimeve te Vivaldit perfshi ketu edhe Kater Stinet. Keto dorëshkrime pane driten vetem ne vitet 20 te sh. XX.

Durresi, Torra veneciane, Vivaldi, konti Durazzo, instrumentiste durrsake, violina te 1700...krijojne nje kuader te bukur, nje “kolazh” emocionues.

E gjitha kjo eshte nje rikthim per mua; nje rikthim ne qytetin tim, ne feminin time dhe, ne te njejten kohe, nje mbyllje e “rrethit” ku çdo gje merr kuptim. Kjo nostalgji e ben me prekese muziken.

 

Florian Vlashi



Commentaires

Veuillez entrer le code.
* Champs obligatoires
  • Jocelyn (samedi, 01. février 2014 19:29)

    Hope to see other fantastic pieces like this in the future. You really helped me build on my limited knowledge of this topic.

  • skenderbeg (mercredi, 24. octobre 2012 00:21)

    super

Radio Classique

Abacus.fm Vivaldi Concertos