http://www.durreslajm.com/kultura/familja-florian-vlashit-4-instrumentist%C3%AB-nga-spanja-p%C3%ABr-bienalen-muzikore

Shtypi mbi bienalen


Florian Vlashi, nje jete me violinen

intervista nga Mila Ballhysa

Prej shume vitesh jeta e Florianit eshte e lidhur ngushte me Spanjen, por Shqiperia, e ne veçanti qyteti i Durresit, jane gjithnje prane tij, ne kujtimet, ne pikturat qe koleksionon e ne projektet per koncerte te muzikes klasike...

- M. B. Ne “Netet e Muzikes Klasike”, ju organizoni nje konkurs te veçante per talentet e rinj.Nga ajo qe keni konstatuar çmund te thoni per nivelin aktual te instrumentisteve te rinj shqiptare? A kane premisa te behen emra te njohur edhe ne skenat boterore?

- F. V. Niveli është shumë i mirë. Kjo ishte arsyeja pse organizuam këtë konkurs në Durrës, nëqytetin me shumë traditë dhe me kontribut të madh në fushën e muzikës. Si Albana Karaj edhe Kamela Haxholli janë pritur shkëlqyeshëm në Spanjë. Nuk kam asnjë dyshim që edhe fituesi i edicionit të fundit, pianisti i talentuar Erli Lila do të ketë

shumë sukses. Ndërsa rruga për t'u bërë emra të njohur në skenat botërore është shumë e gjatë. I uroj me gjithë zemër një të ardhme të tillë, por suksesi në art ka enigmën e vet. Një pjesë e madhe varet nga individi, ndërsa pjesa tjetër nga rrethanat e jetës, nga Fati. Një shprehje e vjetër hebreje thotë "Kur njerëzit bëjnë plane, Zoti qesh..."

Gazeta Dyrrah, 26-02-2012

…...............................

 

Durres, mbahet edicioni i 5-te i bienales Netet e Muzikes Klasike

Dëgjuesit e pasionuar do të kenë mundësi të shijojnë partitura të njohura dhe të panjohura, mes të cilave edhe një vepër, që do të interpretohet në premierë botërore.
“Duke ruajtur traditën 8-vjeçare edhe në edicionin e pestë do të "vijë" një vepër e porositur enkas për Bienalen "Netët e muzikës klasike", -tha violinisti durrsak Florian Vlashi. 
Nata e muzikës shqiptare, më 2 gusht i kushtohet kompozitorit Pjetër Gaci. "Duam të risjellim në vëmendje jo vetëm kontributin e Gacit si kompozitor, por veçanërisht punën e tij të palodhur në lëmin e pedagogjisë muzikore dhe krijimin e shkollës së violinës shqiptare", u shpreh Vlashi.

ATSH 30-07-2011

-----------------------------------

 

Netet e Muzikes Klasike ne Durres

Stina e nxehte e veres ka zhvendosur aktivitetet kulturore ne bregdet. Aktiviteti i radhes i takon Bienales “Netet e Muzikes Klasike”, e cila do te mbledhe per 7 dite rresht 25 artiste nga Evropa me nje itinerar kronologjik te etapave me te rendesishme te muzikes instrumentale nder shekuj.

Festivali Nderkombetar “Netet e muzikes Klasike” ne Durres nisi veren e vitit 2003, si nje projekt i hedhur ne tryezen e Bashkise se Durresit, me synimin edhe per te promovuar talentet e reja. Por ne edicionin e katert te tij, ai ka marre permasat e nje aktiviteti te rendesishem kulturor qe prek kufijte e mjaft vendeve te Evropes.

www.lajmelive.com 04-08-2011

---------------------------------------

 

“Historia e ushtarit” premiere ne “Aleksander Moisiu”

 

Shtate instrumentiste te ardhur nga Spanja nen drejtimin e F. Vlashitinterpretuan mjeshterishtper afro nje orehistorine e perjetshme te kompromisit njerezorqe duhet te zgjedhe mes idealit te lirise dhe dhe shpirtit te roberuar permes fitimit te shpejte. (keto erdhen) permes interpretimit origjinal te aktores Ema Andrea perballe se ciles violinisti Vlashi drejtonte instrumentistet.

“Historia e ushtarit” ishte pjese e edicionit te katert te bienales 2Netet e Muzikes Klasike” e cila, qe nga viti 2003 , i jep sezonit veror ne Durres nje dimension instrumental nje javor mjaft interesant dhe me shume vlera.

Gazeta Panorama 10-08-2009

 

-----------------------------------

(Nata e Muzikes Kosovare)

Arian Jasiqi

“Publiku shqiptar, të cilit i mungojnë informacionet për ngjarjet muzikore në Kosovë, e ndoqi këtë prezantim me interes të madh. Ishte ky koncert i parë i muzikës kosovare moderne mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.”

Kosove . Gazeta Express 14-8-2009

 

---------------------------------------

Fame e merituar

Shkelqimi i interpretimit te dy artisteve shqiptare

Mimoza Erebara

(...)Skena e Teatrit A. Moisiu en Durres heshti deri en fund te nje interpretim te tille, krejt te veçante, te rralle per skenen shqiptare, per te shperthyer en fund me duartrokitje mirenjohje per ate grup artistesh qe ja dolen fare mire mbane e me sukses te plote. Ishte nje paraqitje e mrekullueshme. Behet fjale per nje kompozitor me nje repertor relativisht te veshtire siç eshte Stravinski (…)

Kjo veper (Historia e ushtarit) u interpretua per here te pare me me 28 shtator te 1918 me sukses te plote dhe qe nga ajo kohe, teatrot me en ze te botes e kane interpretuar. Dhe ja tani, me 2009, interpretohet per here te pare en skenen shqiptare fale nje bashkepunimi te mrekullueshem mes violinistit F. Vlashi qe ishte edhe inicuesi i kesaj sfide interpretative me grupin e krijuar e zgjedhur prej tij Grupo Instrumental Siglo XX, grup qe perbehet nga solistet e orkestres se Galicise qe vijne nga 10 vende te botes, si dhe Ema Andrea, aktores se talentuar, pedagoge en Akademine e Arteve.

“Te degjash keta muzikante te nivelit te larte, te degjosh Florian Vlashi, kete muzikant te jashtezakonshem, qe paraqitet gjithnje me nje ekzekutim maksimal teknik, me nje ekspresivitet dhe emocion te paperballueshem, ku pasazhet me virtuoze ai i jep me nje natyrshmeri e siguri impresionuese dhe te mendosh qe sfondi muzikor i Galicise nuk do te ishte ai qe eshte pa kete violinist te permasave nderkombetare qe e beson muziken dhe kompozitoret qe ai interpreton” - siç jane shprehur edhe kritiket lider en fushen e tyre, ky padyshim qe eshte nje nder i jashtezakonshem kur kujtojme se ky violinist i ketyre permasave me nje jete koncertore per tu pasur zili e me nje virtuozitet e teknike te admirueshme eshte shqiptar, me sakte durrsak dhe luan pikerisht me grupin e atyre 10 muzikanteve te perzgjedhur nga vende te ndryshme te botes, sigurisht qe en si spektatore na krijon nje ndjenje te mirefillte krenarie.

Ndjenje qe na e shton interpretimi brilant i Ema Andreas e cila sfidon si duke qeshur veshtiresite e pjeses qe eshte nje monodrame e alternuar me muziken, nje veshtiresi qe behet maksimale po te shtosh edhe interpretimin e filozofise qe ajo mbart. Ema me nje intuite te lakmueshme, qe e ben virtuoze ne intermretimin, ja del me shume sukses te krijoje ura lidhese mes saj, muzikes dhe publikut.

E gjithe pjesa ishte nje interpretim i jashtezakonshem dhe unikal. Publiku qe e duartrokiti gjate e mori mesazhin, mori kenaqesine e artit, mori kenaqesine e interpretimit, dhe tregoi qe eshte i gatshem edhe per pjese te tilla te nivelit te larte, ai i do dhe i kerkon ato.

Nacional 30-08-2009

-----------------------------------

Artisti me karriere ne boten e jashtme

Akil Koci

Florianin më së miri e njoha në Festivalin “Netët e Muzikës klasike”, në koncertin me titull “Nata e muzikës Kosovare”, me ç’rast u luajtën veprat e Mendi Mengjiqit, Esat Rizvanollit, Rafet dhe Donika Rudit dhe Akil Kocit veprën “Arbëreshet” të cilën ia kushtova duos Vlashi-Lukaçi. (…)

Kjo duo ka arritur të realizojë interpretimin bravuroz, jo vetëm duke shpalosur qëllimet e mija, por kanë arritur të krijojnë një unitet, edhe pse kanë pasur kontraste në rrjedhat e tyre të partive solistike...Formulimet nuancat ofrojnë një tërësi semantike,duke krijuar një dimension artistik në të interpretuarit të veprës “Arbëreshe”, për duo violinë dhe violonçel, m’i hoqën ato dilema që i pata në fi llim para ekzekutimit të veprës sime. Kam lexuar diku se për poezinë dhe prozën thonë se “arti i fjalës shprehet përmes artit të heshtje”, kurse te muzika ajo shprehet përmes tingullit që zgjon një ndenje dhe provokim emocional. E, ky duet, ia ka arritur qëllimit në tërësinë e saj, duke prezantuar artin e tyre interpretues.

Zeri i Prishtines 23-10-2010. Kontrapunkt 03-11-2010

------------------------------------------

Koncert homazh per Feim Ibrahimin

Koncerti per nder te Feim Ibrahimit iu kushtua nje prej kompozitoreve qe i perket brezit te II te kompozitoreve profesionist shqiptare (…) Ai u perpoq me te gjitha menyrat te sillte nje muzike anti dogme, anti ideologjike, jashte stampave te kohes duke e tronditur here here frymen qe pershkonte muziken socrealiste shqiptare.(...)Solli plot prurje te reja per te cilat autorin e atakuan ne lidhje me tendencen e tij per te tejkaluar normativat akademike te muzikes se asaj periudhe, çka realisht do te perbenin nje parathenie per kritikat e mevonshme.

Muzika e autorev te sh. XX do te jete ne qender te mbremjes se dyte te ketij edicioni. Nga violinisti Vlashi (…) do te luhen pjese nga Penderecky, Xenakis, dhe sonaten nag Prokofjev. Nje vend te veçante do te zer edhe sonata “Vlashiana” te cilen autori Paulino Pereiro ja ka kushtuar violinistit shqiptar Florian Vlashi.

Gazeta “Sot”, 04-08-2007

-----------------------------------

 

Perfundon edicioni i trete i “Neteve te Muzikes Klasike”

(...)Tingujt e vepres se kompozitoreve te familjes Bach erdhen ne sallen e mbushur me artdashes, permes interpretimit te formacionit te harqeve Isamnus dhe solisteve Claudia Walker dhe Florian Vlashi.

Juria e kryesuar nga flautistja amerikane Walker vleresoi me çmim (Solisti i Ri i NMK) violonçelisten Albana Karaj, nxenese e vitit te trete te kesaj shkolle...Ajo fitoi te drejten te interpretoje si soliste ne nje koncert ne Spanje organizuar nga Grupo Instrumental Siglo XX.

Gazeta ABC. 09-08-2007

----------------------------------------

 

Nisin Netet e Muzikes Klasike, udhetim ne stilet barok, klasik, romantik dhe modern. Nga Emilian Metaj

Tashme Durresi eshte shderruar ne “kryeqytet” te dyte muzikor ne Shqiperi…Netet e Muzikes Klasike eshte nje serial i organizuar nga violinisti i shquar durrsak, me banim ne Spanje dhe me emer ne arenen evropiane.

Gazeta “Zeri i Popullit”, e marte 02-08.2005

 

-------------------------------------

 

Rikthehet pas 13 vjetesh violinisti qe mahniti Spanjen

Florian Vlashi ne Durres per Netet e Muzikes Klasike

Per rreth nje jave, te gjithe ata qe jane te pasionuar pas muzikes klasike, do te kene mundesine qe te kultivojne akoma me shume shijet duke perfituar prej nje repertori te perzgjedhur me kujdes qe e ka zanafillen qe nga klasiket e vjeter deri tek ata te diteve te sotme.

Gazeta shqiptare. 02-08-2005

-------------------------------------

Çelet ne Durres takimi “Netet e Muzikes Klasike”

Udehtim muzikor ne epokat e ndryshme te muzikes, kjo eshte deviza e takimit Netet e Muzike Klasike...Ka ngjallur mjaft interes paraqitja e kitaristit spanjoll Ramon Carnota...Mbremja e muzikes moderne ka nje surprize per degjuesit te cilet do te kene rast te ndjekin premieren e vepres “Kenge djepi per fillimin” e cila eshte porositur enkas per kete takim nga kompozitori austriak W. Rosinskij

Gazeta “Sot” 03-08-2005

----------------------------------

Nga Spanja per “Netet e Muzikes Klasike” ne Durres

Vali Qyrfyçi

Violinisti i mirenjohur shqiptar Florian Vlashi eshte kthyer edhe kete vere me nje Project ambicioz artistikYehudi Menuhin ka thene se violinisti nuk eshte nje fenómeno njerezor i zakonshem por nje fenómeno me permasat e gjysme-tigrit e gjysme-poetit. Nuk ngelet pas ketij percaktimi as figura e Florian Vlashit, i cili te qenit virtuoz ne instrument i ka shtuar edhe te qenit ambasador i vlerave muzikore ne Spanje. Mjeshterise se interpretimit i ka shtuar ndjeshmerine qytetare te perhapjes se vlerave me te bukura te artit, muzikes shqiptare ne vendin ku jeton. Arti dhe letersia ashtu si dhe ne disa vende te tjera, mbeten perfaqesuesit e vertete, mesazheret pozitiv te imazhit te Shqiperise edhe ne token spanjolle. Ai luan me nje violines francese te shekulli XVIII te J. Bocquay. E Kane vleresuar si violinista i shkelqyer, prestigjoz dhe me nje menyre interpretimi te mrekullueshem.

Gazeta “Koha jone”, 03-08-2005

---------------------------------

 

Mbyllet edicioni i dyte i Neteve te Muzikes Klasike

Valbona Mehmeti

Suksesi edhe me i madh i ketij edicioni te dyte ka bere qe tashme festivali bienal te krijoje traditen e tij dhe Florian Vlashi te kthehet edhe me fuqishem ne skenen e Durresit nga ku ai u edukua dhe interpretoi per here te pare

www.korrieri.com e hene 08-08-2005

 

---------------------------------------

 

Durresi klasik pese dite me Bahun dhe Rosinskin

Metila Dervishi

Megjithese me nje karriere te suksesshme dhe me axhende te pasur, violinisti yne preferoi te vije ne qytetin e tij duke lene ne ane aktivitete ku ishte edhe nobelisti italian Dario Fo. Nostalgjia dhe deshira per te luajtur ne violine se bashku me muzikantet e vendit te tij e shtyu te bej nje zgjedhje qe sot ne veren e dyte ne Shqiperi mban emrin “Netet e Muzikes Klasike” .

“Arti i Fuges”, nje kryeveper e J. S. Bach-ut u realizua saktesisht sipas variantit origjinal te gjeniut. Per me teper, per here te pare kjo veper luhet e plote tek ne, çka perben ngjarje.

Nata e katert kishte te ftuar special kitaristin spanjoll Ramon Carnota Mendez. Eshte fitues i shume çmimeve, nder ta çmimi i pare ne konkursin nderkombetar “Cesar Aira” si dhe çmimin e pare ne konkursin e Marknoerinzhen ne Gjermani.

Surpriza e mbremjes se fundit ishte pjesa e titulluar “Kenge djepi per fillimin” te cilen autori i saj Wladimir Rorsinskij e kish bere enkas per kete festival. W. Rosinski eshte kompozitor i famshem austriak ,e origjine ruse nder te tjera ka marre edhe çmimin e kompozicionit dhene nga qeveria austriake. Te pranishmit e kesaj nate ishin fatlume pasi u bene pjese te nje ngjarje qe do te permendet gjate ne literaturen muzikore: ata jane te paret qe e degjuan.

Gazeta “Shekulli” 11-08-2005

---------------------------------------

 

Intervista televizive e aktorit Mirush Kabashi

“Une dua te falenderoj dy gjera, njehere fatin dhe jashtezakonisht shume Florian Vlashin. Fatin qe me dha rastin te isha sonte ne Durres ne kete salle dhe se dyti Florian Vlashin, kete artist shume te madh jo vetem durrsak por shqiptar, per kete mbremje nga me te nderuarat dhe me te respektuarat europiane qe ato na sollen sot ne qytetin e Durresit. Ishte nje kenaqesi e pamate te asistoje ne kete pjese kaq te veshtire, te luajtur me kaq dinjitet. Floriani jo vetem si nje instrumentist i jashtzakonshem por edhe si nje dirigjent qe perben me te vertet nje krenari te madhe kombetare per ne, kish inkuadruar ketu jashtzakonisht bukur jo vetem kolegun e tij te ardhur nga Spanja por edhe keto tre instrumentiste durrsake, per te dhene kete mbremje, qe dua ta nenvizoj edhe nje here, ne pikpamjen artistike nga me te nderuarat, me te respektuara dhe me dinjitoze europiane. Me te vertet isha sot i befasuar dhe shume i kenaqur qe Durresi ka rastin qe ne kete stine te nxehte vere te kete edhe kete flladitje nga ky art i madh europian qe ne patem fatin sonte te shijojme.”

TVT - Durres, gusht 2005

-----------------------------------

 

Pervoja e violinistit Vlashi, per nje festival muzikor ne Durres

Gezim Kabashi

“Durresi duhet te kete nje Festival te Muzikes. Shkolla e tij artistike ka pergatitur instrumentiste mjaft te mire ne vite dhe pervoja e tyre tashme duhet te rikthehet me nje cilesi te re duke ftuar ne skenat e qytetit tone antik edhe artiste te tjere nga vendi dhe bota.” thote Florian.

Eshte artisti shqiptar qe e njeh dhe respekton shkollen artistike ku u pergatit bashke me dhjetera kolege nje pjese e te cilevejane ambasadoret me te mire te kultures sone neper bote.

Gazeta Albania, e merkure 17-09-2003

 

-------------------------------------

Durres, perfundojne Netet e Muzikes Klasike

Gezim Kabashi

Ka perfunduar mbremjen e se martes veprimtaria artistike “Netet e Muzikes Klasike” organizuar nga qendra kulturore e Durresit dhe drejtuesi i Grupit Instrumental spanjol “Shekulli XX”, Florian Vlashi.

Ne mjediset e braktisura te ish-fabrikes se gomes ne Shkozet, grupi prej 6 instrumentistesh ka interpretuar vepra muzikore te 5 autoreve te shekullit te kaluar, duke krijuar nje kontrast te thelle te muzikes moderne me mjedisin perreth.

Artdashesit kane vleresuar me duartrokitje veçanerisht vepren “Letra e katert nga Kosova” e shkruar nga kompozitori spanjoll Julian Samuel, mbi bazen e impresioneve nga letrat e nje miku fotograf rene ne lufte. Ikonomi, Llozi, Gripshi dhe Lukaçi, ne drejtimin e violinistit Vlashi kane sjelle per auditorin shume te vemendshem durrsak, vepra te autoreve Barber, Quiroga, Weberndhe R. Strauss.(...)

Netet e Muzikes Klasike nisen mbremjen e se shtunes me koncertin e organizuar ne mjediset e muzeut te ri arkeologjik te Durresitgajte te cilit, formacioni orkestral i drejtuar nga Vlashi, interpretoi me sukses dy Kuintetet per harqe te Mozart.

Drejtuesi tha per ATSH se, se bashku me miqt e tij ne Durres synojne ta kthejne kete veprimtari ne nje Festival te perdyvjetshem ku nuk do mungojne edhe elemente te tjere te kultures si libri, ekspozita te piktures, biseda etj.

Gazeta Albania, 25-09-2003

-----------------------------------

 

Netet e Muzikes Klasike

(...)Nata e Pare, si asnjehere, u zhvillua ne ambjentet e Muzeut Arkeologjik. Ne program u ekzekutua kuinteti i pare dhe i dyte per harqe nga Mozart. Nje mbremje violinistike elitare mes statujave dhe tempujve te lashtesise befasuese dhe loja ne violine e virtuozit Vlashiqe thyente qetesine rezonuese te kupoles se arkeologjikut.

Nata e Dyte, “Kontrast”, u zhvillua ne sallene teatrit A. Moisiu nga Albania Dance Theatre Company. Ishte nje bashkepunim me koreografet italiane Mozzini, Loch dhe koreografit shqiptar Prevazi...Ajo qe goditi me shume publikun qe simbolika e kesaj pjese, ku jepeshin te sintetizuara me gjuhen konvencionale te baletit, periudhat e ndryshme qe ka kaluar Shqiperia dhe perpjekjet, sakrificat, sloganet dhe flijimet ne emer te ardhmerise.

Nata e Trete e kishte te veçanten ne njoftim: Zona Industriale Shkozet. Nje kujtim, nje dekade e ca braktisje. Harrim dhe heshtje vrasese, retrospektive ne diktature. Koncerti do te zhvillohej si asnjehere tjeter brenda rrenojave te fabrikes se gomplastikes “Kozma Nushi” nje hero me koke te prere ne hyrje te ngjallte edhe tmerr...Ne muret e kesaj fabrike ishin vene punimet e piktoreve I. Kodra, R. Ferri, G. Priftuli, Sh. Beqiraj, N. Vasia, Z. Vlashi. Arti mundohet ne menyra te ndryshme te na jape te verteten lakuriqe duke percjelle mesazhe humane (...)

Arsyeja pse F. Vlashi kish dashur ta bente koncertin ne kete vend te harruar kishin te benin m e faktin se edhe faza industrializuese e shoqerise e gjen shprehjen e vet ne muziken bashkohore, pra pershtatja e muzikes me vete kohen. Arsyeja tjeter; shkaterrimi, harresa dhe braktisja e kesaj fabrike eshte deshmi e Shqiperise ne tranzicion. Per ta mbyllur edhe me nje kujtim te njerezve te cilet kane punuar ne kete fabrike duke vdekur perdite nga pak.

Gazeta “Sot” 01-10-2003