Florian Vlashi

Kliko tek foto

Ka lindur ne Durres me 8 Nentor 1963. Fillon studimet e violines ne moshen 6 vjeçare. I jati i tij Gjergj Vlashi, shkrimtar dhe rregjizor teatri mjaft i njohur, luajti nje rrol deçiziv ne te ardhmen e te birit. Studion me V.Papa, R. Stefi, I Madhi dhe fiton vendin e pare me unanimitet te zhurise ne Akademine e Arteve te Bukura te Tiranes. Ne 1989 fiton Çmimin e Pare ne Konkursin e Solistave dhe Orkestrave Sinfonike te Shqiperise. Ne kete vit krijon Orkestren e Harqeve “Jan Kukuzeli”me te cilen realizon mjaft concerte, incizime per RTVSH si dhe turneun e pare te koncerteve ne Itali ( 1992 ). Qe nga 1992, pas fitimit te Konkusrit ne Shtutgart eshte anetar i Orkestres Sinfonike te Galicise ( Spanje ), perfeksionohet me G. Egger ( Bachakademi Stuttgart ) dhe me L. Müller ( koncertmaester i Orkestres se Dhomes se Vienes ). Aktivitetet e tij shtrihen dhe ne pedagogji, konferenca ne Universitetin e Rioja dhe La Coruña ( Spanje ) dhe publikime mbi estetiken interpretative . Eshte ftuar te luaj ne inagurimin e sezonit te koncerteve ne Centro de Arte Moderno REINA SOFIA, Fundación JUAN MARCH, Aditario Nacional de Musica ne Madrid, ne CAIM – Salamanca, ne Akademine e Spanjes ne Rome, Instituti Cervantes ne Napoli, ne Festivalin e Verones, ne Zvicer, ne Ameriken Latine si Brazil e Uruguaj, Remusica   (Prishtine), en 2d2n Odessa etj. si dhe ne   Festivalet kryesore te Muzikes ne Spanje. Bashkepunon si solist me Plural Ensamble de Madrid. Kompozitoret E. Buharaja, C. Lopez Garcia, J. Vara, X de Paz, P. Perreiro, M. D. Malumbres, J. Durán, A. Koci, H. Palma, W. Rosinskij i kane dedikuar vepra te tyre. Ne 1999 doli ne shitje CD e tij “Andres Gaos- Integral per violin e piano” dhe eshte ne botim CD dedikuar Stravinskit. Ne Qershor te po atij viti televizioni shqiptar i dedikoi dokumentarin “Florian Vlashi – violina shqiptare ne Spanje”. Qe nga viti 2003 drejton Bienalen Netet e Muzikes Klasike – Durres   Asociación Gallega de Compositores e ka zgjedhur “Socio protector” Ne 1996 drejton formacionet Paganini Ensamble, Camerata Brigantina - Orkestra e te Rinjve – Betanzos) si dhe Grupo Instrumental SIGLO XX   te perbere nga solistet e Orkestres Sinfonike te Galicise nga me se 10 vende te ndryshme te botes, duke luajtur nder te tjera per here te pare 90 vepra te autoreve spanjolle e te huaj dhe ka ne repertor mbi 200 vepra. Koncertet e tij jane transmetuar nga Radio Nacional de España, nga TVE 2 dhe nga Kanali Nderkombetar Satelitor i Spanjes. Nga kritika e specializuar eshte vleresuar si nje nga tre formacionet me te mira te Spanjes. Florian Vlashi luan me nje violine franceze te shekullit XVIII te J. Bocquay.

.....................................

 

Kane shkruar per te :

“ Me talentin e kulturen e gjere qe zoteron, jep nje imazh te vertete te shpirtit te shqiptarit, qe mbijetoi permes dictatures e indiferences europiana. Me personalitetin e tij mundohet te zhbeje ate qe bene ne 50 vjet tere ambasadoret socialist te Shqiperise, te davarise sado pak ate perde erresire qe kane hedhur mbi Shqiperine”   Pirro Dollani

“ Ju jeni shqiptari i dyte qe kam takuar ne jeten time pas Nene Terezes” Zubin Mehta, dirigjent

“ Vlashi luan me shume elegance, zhdervjelltesi teknike e musikalitet. Loja e tij eshte thjeshte mjeshtrore . Nje artist i shkelqyer” Romiro Cartelle , kritik muzikor

“ Florian Vlashi , nje tjeter shqiptar qe i ben nder kombit “ Gezim Kabashi, gazetar

“ Peneli i arte ishte koncerti i Florian Vlashit, interpretim i shkelqyeshem, plot virtuozize, dominim e asimilim te muzikes moderne”. Carlos Blanco Ruiz , Kritik muzike

“ Muzika klasike e re triumfon ne duart e Vlashit”   O. Castro, kritik muzike

“ Vlashi eshte nje muzikant i kategorise se larte. Ishte nje koncert vertet i mahnitshem “ Enrique Sacou , kritik

“ Vlashi ka te rralla jo vetem cilesite si instrumentist por dhe ato njerezore. Eshte kenaqesi ta keshe prane edhe si muzikant edhe si njeri” Juan Duran , compositor

“ Pa te muzika moderne ne Galici nuk do te ishte ajo qe eshte. Nje person qe beson ne muziken e re e ne kompozitoren e vendit tone”   Paulino Pereiro , compositor nga dedikimi i sonates “ Vlashiana “

“ Te pranishmit e kesaj nate ishin fatlume qe paten rastin te shijonin nga afer nje nga instrumentistet me te mire te epokes sone”   Metila Dervishi, muzikologe

“Nje violinist i jashtezakonshem”   Miguel Anxo Fernan Vello, poet

“ Bagazhi artistik e ben Vlashin nje nga protagonistet me te medhenj te muzikes se re ne Galici – Spanje ne keto dekadat e fundit. ...Ka ne interpretimin e tij nje ekzekutim teknik te larte me nje ekspresivitet e ndjenje teper te pershtatshme. Gishtat e tij jane te perkryer ne pasazhet me virtuoze qe i perballon me nje natyrshmeri te habitshme. Teknikisht loja e Vlashit me duket verbuese.”

Paco Yánez , muzikolog


( Per me shume vizitoni www.grupoinstrumentalsigloxx.com )